Gjiko publikon pamjet nga Milano, e quan qyteti fantazmë

Së fundmi ka qenë reperi i njohur, Gjiko, ai i cili ka udhëtuar drejt Italisë për koncertin e tij të radhës. Edhe pse në këtë shtet është përhapur panik i madh pas indetifikimit të shumë rasteve me Coronavirus, kjo gjë nuk e ka penguar reperin të bëjë ndalesën e tij në Milano.

Gjiko-2

Gjiko ka treguar nëpërmjet postimeve të tij se sa alarmante është gjendja. Ai ka publikuar disa video në Instastory ku shihet teksa pushon në Aeroportin e Milanos, i cili është komplet i boshatisur. Reperi këtë video e shoqëron dhe me një emoji fantazmë. Ai po ashtu nuk i ka shpëtuar kontrollit në aeroport, për gjendjen shëndetësore.

Gjiko-3