Gjendet pa shenja jete motra artiste e Armend Rexhepagiqi

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja dhe gazetarja e njohur shqiptare, Violeta Rexhepagiqi, është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj.

Ajo është gjetur nga policia pa shenja jete në rrugën “Ferid Dragaj” në Prishtinë, ndërsa vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Violeta u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare, e cila la një repertor të pasur me projektet e saj. Ajo do të mbahet mend për kontributin që dha në fushën e gazetarisë për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës.

Karriera muzikore e Violetës nisi që fëmijë, ndërsa më pas u bë pjesë e grupit muzikor Vivien.

Violeta është motra e muzikantit të njohur Armend Rexhepagiqi.