Gjendet në breg të detit trupi i pajetë i modeles së njohur Aneka Townsend

Modelja e njohur Aneka Townsend, e njohur si “Slickianna”, është gjetur ditën e djeshme e pajetë në breg të detit në një plazh në Xhamajka.

Sipas “The Sun”, mësohet se rreth orës 9:30 të mëngjesit, plazhistët njoftuan autoritetet pasi zbuluan një trup pjesërisht të dekopozuar që notonte afër bregut të detit. Hetuesit thanë se trupi u gjet në një gjendje gjysmë nudo me një plagë në kokë.

Aneka u identifikua nga nëna e saj, ndërkohë në vendin e ngjarjes u gjet një peshqir i mbuluar me gjak si dhe një paruke. Rushane Patterson është i vetmi person që sipas Policisë mund të ketë lidhje me vdekjen tragjike të modeles së njohur. Autoritetet i kanë bërë thirrje që të dorëzohet dhe të bëhet pjesë e hetimit por deri më tani ai ka refuzuaer. Sipas autoriteteve të cilët i kanë lënë një afat kohor deri në orën 17:00 për të shkuar vetë në komisariat atëherë ata do e shoqërojnë me forcë dhe ai do të përballet me pasojat ligjore.