Gigi Hadid dhe Zayn në pritje të fëmijës së parë, modelja zbuloi padashje gjininë e foshnjes?

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se çifti i njohur, Gigi Hadid dhe Zayn Malik do të bëhen prindër për herë të parë. Modelja 25 vjeçare mësohet se është shtatzanë për herë të parë dhe është plot 5 muajshe.
Së fundmi, fansat e dyshes mendojnë se ata e kanë zbuluar padashje gjininë e foshnjes gjatë festës së ditëlindjes së 25 vjetorit të Gigit.
Fansat kanë vënë re disa çanta dhuratash, ku në një çantë ngjyrë rozë shkruhej “Përshëndetje vogëlush/e”, një çantë që Bella Hadid, motra e Gigi, e kishte mbuluar me një emoji.
Sipas fansave, ditëlindja ka qenë gjithashtu dhe festa e zbulimit të gjinisë së bebushit. Duke parë se Gigi mban në duar tollumbacet me fjongot ngjyrë blu, fansat mendojnë se modelja është në pritje të një djali.
Çifti i njohur janë izoluar në fermën e familjes së Gigit në Pennsylvania. Pritet që fjalët për shtatzaninë të konfirmohen nga vet dyshja.