“Gëzuar Krishtlindjet nga Vjollcat”- Luana, Marina dhe nëna e saj urojnë me foton provokuese, por plas “lufta”

Luana dhe Marina Vjollca janë motrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Moderatoret seksi kanë treguar se janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe janë pothuajse gjatë gjithë kohës bashkë.

Edhe Krishtlindjet kanë zgjedhur që t’i kalojnë së bashku dhe me familjen e tyre.

Dy motrat tërheqse publikuan një foto provokuese krah nënës së tyre pranë pemës së Krishtlindjeve për të uruar besimtarët.

Të treja shihen të veshura me të kuqe, ndërsa Luana Vjollca ‘ndezi’ atmosferën teksa ekspozoi kofshën e saj për kamerën.

Ato dukeshin shumë të lumtura, teksa dhuruan buzëqeshje për fansat e tyre.

Ndërkohë në imazhin e ëmbël familjar mungonin edhe gjashtë femra të tjera të familjes Vjollca.

“Gezuar Krishtlindjen nga VJOLLCAT! ❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️(Na mungojne 6 femrat e tjera te familjes)”- shkruajtën Luana dhe Marina në postime në rrjetet sociale.

Por mes tyre “plasi lufta” se kë do më shumë nëna e tyre.

“Ty të dua më shumë,”- i komentoi Maria Vjollca në postim.

Ndërkohë Luana Vjollca iu përgjigj: “Faleminderit jeta ime.

Por nëna e saj nuk e la me kaq dhe komentoi sërish: “Jo moj ma, dua Marinën më shumë në botë! Falë Zotit që e kam🙏”

Ndërsa Luana Vjolla “akuzoi” motrën e saj se po i bënte vetë komentet.

“Le nam për duke shkruajtur për veten,”- iu kthye ajo, Marina Vjollcës.

/Panoramaplus.al