“Gëzuar Halloween”, Angela Martini sapo publikoi veshjen e saj dhe “surpriza” ishte i biri

Modelja e famshme Angela Martini ka treguar veshjen e saj për Halloween. Por këtë vit veshja e saj është kombinuar me atë të djalit të saj.

Angela ka publikuar disa foto ku ajo dhe vogëlushi Kyree janë veshur si alien.

Modelja shihet e veshur me një minifund duke treguar kështu versionin e një alieni seksi. Deri tani mund të themi se ata të dy e “kanë fituar” këtë Halloween.

Kujtojmë se Angela dhe bashkëshorti i saj Drago Savulescu, u bënë prindër në dhjetor të vitit 2021, kur djali i tyre erdhi në jetë nga një nënë surrogate.