Gëzohet e gjithë Italia: Shërohet pacienti i parë me Covid-19, së shpejti bëhet baba

Aty ku kanë ndërruar jetë 6077 persona, ditën e sotme ka ardhur një lajm i mirë.

Mattia, i cili është pacieni i parë i infektuar në Itali sot ka lënë spitalin.

Pas 30 ditësh luftë me jetën, ai ia ka dalë të mposhtë virusin vdekjeprurës dhe lajmi i tij ka gëzuar të gjithë Italinë.

Ai ndodhej në spitalin e Pavias dhe për një kohë të gjatë, rreth 18 ditë mori mjekim intensiv dhe mjekët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Mattia së shpejti do të bëhet baba për herë të parë dhe bashkëshortja e tij është në ditët e fundit të shtatzënisë

Për fat të keq, pak ditë më parë babai i tij humbi jetën për shkak të koronavirusit, pasi kishte probleme me zemrën.