Gerd Vaso tërhiqet nga ekrani? Enada Hoxha zbulon vendimin e partnerit të saj!

Koreografja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Enada Hoxha faqja ka qenë e ftuar së fundmi te “Rudina”, ku ka ndarë detaje nga shfaqja “Antikiteti modern” i Igor Stravinski, e cila do të vihet në skenë më 4 dhe 5 shkurt nga trupa e baletit nën drejtimin e një dirigjenti spanjoll.

Gjatë bisedës Enada zbulon se partneri i saj, Gerd Vaso, i cili do ta shoqërojë sërish në skenë, ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me ekranin.

“Gerdi përveçse ka filluar të largohet nga ekrani për sa i përket intervistave. Ka bërë zgjedhjen e tij dhe në këtë rast unë e para duhet të filloj ta respektoj dhe të tërë ata që e ftojnë. Por për hir të së vërtetës Gerdi në këto momente është në prova me Arditin që ka orarin e provave dhe me të mbaruar, shkon dhe shoqëron djalin në stërvitje që vazhdon të jetë, është i njëjti angazhim. Kështu që nuk është justifikim por është e vërteta”, tha Enada Hoxha.

Gerd Vaso i ka dërguar një mesazh partneres së tij të jetës dhe skenës teksa ndodhej në prova në TKOB, “Enadë, unë po të përshëndes nga skena dhe po të jap një këshillë. Të mbledhësh emocionet dhe kur të dalim në skenë të mos më thuash “çfarë ka, çfarë ka, çfarë ka për pjesën”, domethënë të mbash mend gjithçka siç duhet”.

Bordo