Gerard Pique flet për herë të parë për të dashurën e tij

Gerard Pique thotë se e dashura e tij e re, Clara Chia Marti, zgjedh veshjet e tij.

Në një intervistë me transmetuesin spanjoll Ibai Llanos, ish-futbollisti ka folur për herë të parë publikisht për partneren e re.

“E vërteta është se unë shkoj me të dashurën time në dyqane dhe ajo i blen ato për mua,” pranoi ai për 23-vjeçaren Marti. “Unë jam si një kukull.”

Ish-ylli i futbollit bëri zyrtare në Instagram-in lidhjen me Martin muajin e kaluar – vetëm disa javë pasi ish-bashkëshortja e tij Shakira publikoi një diss për të.

Vitin e kaluar, fansat u tronditën kur mësuan se ai dhe Shakira ishin ndarë për shkak të tradhtisë së tij të supozuar në qershor.

Dyshja u takuan në vitin 2010, kur atleti u shfaq në videoklipin e yllit kolumbian të popit për “Waka Waka” e cila ishte kënga me zyrtare për Kupën e Botës. Ata kanë dy fëmijë bashkë Milan, 10 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç. Ish-çifti u nda në qershor 2022.