Genta dhe Fero bashkë, të shtunën zbulohet surpriza

Genta Ismajli dhe Fero bashkëpunojnë për herë të parë në një klip muzikor.

Para pak minutash lajmi u bë i ditur nga reperi, i cili ka nxjerrë një video të shkurtër nga xhirimet ku shfaqen bashkë.

Genta na surprizoi me look-un e saj pasi këtë herë shfaqet bjonde, megjithëse nuk jemi të bindur në i ka paruke flokët, apo realisht ka hequr dorë nga flokët e errët.

Të shtunën klipi do publikohet dhe fansat e dy këngëtarëve mezi po e presin ditën.

Detajet e tjera të bashkëpunimit pritet të zbulohen në vazhdim, por me siguri do të jetë një sukses./revistawho.com