Genc Fuga: Nuk e di si i gjejmë forcat deri në fund të muajit që presim daljen e rrogës

Aktori Genc Fuga i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ka treguar për herë të parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani.

“Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit që presim daljen e rrogës së radhës”, tha Fuga.

I pyetur se cili ka qenë momenti që bashkëshortja e ka mbështetur më shumë se kurrë, aktori u përgjigj: Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fsheh pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji.