Gati për hitin e radhës, Stresi lajmëron me këto pamje projektin e ardhshëm muzikor

Me postimet e fundit në rrjetet sociale, reperi i njohur, Stresi ka treguar për të gjithë fansat e tij se është duke xhiruar videoklipin e projektit të tij të ardhshëm muzikor.

Kësaj here Stresi do të vijë me një bashkëpunim, i cili do të titullohet “Gazin deri në fund”.

Ashtu siç kuptohet dhe nga videot që reperi ka ndarë në llogarinë e tij në ‘Instagram’, ky projekt i ka marrë kohë dhe shumë punë për të sjellë në fund një realizim sa më të mirë.

Nga radhët e gjata të makinave në videot e Stresit, shihet dhe se si është krijuar trafiku, megjithatë duket se reperi e ka të qartë se çfarë do të sjellë për audiencën kësaj here dhe ka vazhduar xhirimet deri në orët e mbrëmjes.

Kujtojmë se deri më tani Stresi ka sjellë një sërë projektesh muzikore që janë kthyer në hite, ndër to dhe kënga “Loco” e cila për disa javësh ka kryesuar top listën në ‘My Music Award’ si kënga më e pëlqyer.

eevistawho.com