Gashi jo vetëm që do një vajzë shqiptare por ka edhe një kusht patriotik

Gashi, reperi me origjinë shqiptare i është bashkuar urimeve të shumta për Ditën e Pavarësisë me një dedikim të veçantë për të gjithë shqiptarët. Reperi shprehet krenar për origjinën e tij dhe tregon se po mburret me flamurin shqiptar. E me këtë rast tregon se në këtë mënyrë dëshiron të mburret edhe e dashura e tij në të ardhmen.

“Urime 28 Nëntori, dita e Falmurit! Jam shumë krenar që jam shqiptar! I dua të gjithë shqipet e mia! Uroj që një ditë të gjej një vajzë që do të mburret me mua ashtu siç mburrem unë me flamurin tim”- shkruan Gashi krah fotos ku shfaqet në një koncert, i veshur me një bluzë të stampuar me flamurin.