Gashi flet për shqiptarët, ‘Kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka’

Gashi po triumfon në tregun ndërkombëtar me hitet e tij dhe së fundmi po korr shumë sukses me bashkëpunimin me French Montana dhe Dj Snake.

I ftuar në studion e MTV me gazetarin  e famshëm Sway, reperi shqiptar ka folur për shqiptarët dhe prejardhjen e tij. Pasi moderatori i emisionit e ka pyetur se ndihet krenar se është shqiptar dhe për artistët e famshëm shqiptarë si Rita Ora, Dua Lipa, Action Bronson, Bebe Rexha dhe suksesin e tyre, Gashi tha: “Jam shumë i lumtur për njerëzit e mi. Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenar që të gjithë jemi bërë kaq të mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”.