Futbollisti i famshëm kapet mat në hotel, vajza misterioze rrëfen: Ishte një natë e çmendur

Kjo nuk është hera e parë që futbollisti i famshëm, Wayne Rooney kapet mat me femra të tjera, duke tradhtuar bashkëshorten e tij. Skandalet duket se nuk kanë të sosur për futbollistin, ndërsa këtë herë është një vajzë misterioze, e cila ka zbuluar detajet e takimit me Rooney.

Karra Granados, vajza që ishte pranë tij para ashensorit në 5:30 të mëngjesit ka treguar se ylli i Manchester United hoqi pantallonat para 3 femrave dhe u fut në xhakuzi.

Lidhur me mbrëmjen e pazakontë vajza ka thënë se Rooney, sipas saj donte thjesht të shijonte gjithçka si një njeri i zakonshëm, dhe jo si personi i famshëm që është.

Rooney-2

Gjithçka nisi në klub, kur Karra me shoqet ishin në zonën VIP dhe tavolina e tyre ishte pranë miqve të Rooney.

Unë nuk i dhashë rëndësi festës së tij. Por pasi më ofruan një pije, filluam të flisnim. Nuk e kisha idenë kush ishte Wayne Rooney, por dikush tha se ishte futbollist i famshëm”, tha ajo.

Më vonë grupi vendosi të bëjë një festë private, ku sipas brunes 27-vjeçare futbollisti e kishte bërë natën të çmendur, duke hequr rrobat dhe duke kërcyer pafund.

“Ishte një natë e çmendur. Rooney kërceu me të gjithë.  Ai ishte në humor të mirë. Wayne hoqi pantallonat e tij dhe u fut në ujë. Ai iu bashkua të gjithëve. Kishte bokse blu, mendoj se ishin Calvin Clein”, tha 27-vjeçarja.

Rooney-1

Pasi mbaroi festa, ajo shkoi në hotel me Rooney dhe mikun e tij. Por, sipas saj asgjë nuk ndodhi mes tyre pasi futbollistin e zuri gjumi dhe Karra qëndroi me mikun e tij.

Të shohim sesi do të reagojë pas gjithë këtyre detajeve bashkëshortja e futobollistit, e cila pak kohë më parë tha se Rooney do të kthehej nga Amerika në Angli, pasi fëmijët dhe martesa ishin prioritet për të.

Po mesa duket edhe festat me femra të tjera qenkan prioritet për futbollistin e famshëm anglez./revistawho.com