Futbollistët e prostitutat, rrëfimet e Lord Bendtner: “Edhe ditën para ndeshjes, në vende të harruara nga Zoti”

Nicklas Bendtner, për të gjithë i njohur si “Lord Bendtner”. Një nga ato që nuk është saktësisht prototipi i futbollistit ideal. Tek danezi, gjeniu dhe çrregullsia bashkohen në përsosmëri: një qendërsulmues i aftë për të shënuar mori golash në të gjithë botën, por edhe për tu gjobitur për shfaqjen e të brendshmeve të sponsorizuara në fushë pas një goli në Kampionatin Evropian ose të përfundonte në burg pas një grindje me një shofer taksie. Prandaj nuk është për t’u habitur që autobiografia e tij, e titulluar “Të dyja anët” është pikërisht një elozh i kësaj natyre të dyfishtë. The Sun raporton disa pasazhe nga libri i ish-lojtarit të Arsenal në të cilat Bendtner flet për … prostitutat.

Në ato faqe, ai ka shpjeguar se kolegët të cilët me kalimin e viteve kanë përfunduar në skandale që përfshijnë profesioniste të seksit kanë qenë vetëm…. të pafat. Sepse në të vërtetë e bëjnë të gjithë, ose pothuajse. “Ky është një fenomen shumë i përhapur në futbollin profesionist. Disa janë kapur, por më besoni, të gjithë në futboll kanë dëgjuar për dikë që e bën këtë, veçanërisht në Angli, ku është traditë t’i tregojnë ekipit historitë e tyre intime.” Por pse të paguash kur një yll futbolli nuk duhet ta ketë të vështirë të takojë vajza? Niklas ka teorinë e tij. “Pagimi i një prostitute është më pak i rrezikshëm sesa marrja në shtëpi e një vajze që e njih vërdallë. E nëse nuk je besnik, vështirë se rrezikon ta bësh me një vajzë “normale”. Jo kur je futbollist.”

Cështja është e thjeshtë: ka shumë rreziqe, veçanërisht nga pikëpamja e medias. “Unë di shumë incidente që përfshijnë prostituta, por di po aq përpjekje për zhvatje përmes mediave sociale. Po flasim për njerëz që shkojnë jashtë në mbrëmje që jepen lehtësisht, por më pas të fotografojnë ndërsa fle ose kur je nudo. E kur i kanë ato fotografi, mund t’ju kërkojnë gjëra në këmbim të heshtjes dhe e bëjnë”. Gjë që nuk duhet të ndodhë me gratë profesioniste… “Nuk është saktësisht 100% e sigurt se do të sillen mirë, por prostitutat kanë një biznes për të mbrojtur. Pra, po, kam qenë dëshmitar i futbollistëve të dorës së parë që punësonin prostituta, edhe një ditë para ndeshjes gjatë grumbullimit në hotel, në vende të harruara nga Zoti”.