Fustani i nuses ishte madhështor, por prisni të shihni vjehrrën: Victoria s’mund të dukej më klas

Të shtunën, Victoria dhe David Beckham festuan martesën e djalit të tyre të madh, Brooklyn Beckham me Nicola Peltz. Fustani i nuses dukej gati-gati vepër arti, por pasi njerëzit e panë dhe e studiuan ishin kureshtarë për veshjen e zonjës Beckham. Ashtu siç e prisnim, Victoria dukej e mrekullueshme në dasmën e të birit.

E veshur me një fustan fustan të argjendtë të mëndafshtë gjer në fund të këmbëve, ikona e modës dukej elegante më shumë se çdo herë tjetër! Fustani me rripa të hollë dhe me dizajn minimalist prej dantelle në pjesën e gjoksit ishte sa i thjeshtë aq edhe i adhurueshëm për klasin që përcillte.

Fotot e para të çiftit Beckham i postoi vetë Victoria pak më parë në Instagramin e saj.

“Mama dhe baba krenar! Urime Z. dhe Znj. Beckham!” – shkruan ajo në përshkrimin e fotove ku duket më e emocionuar se kurrë.

Fustanin Victoria e kombinoi me aksesorë minimalë dhe me flokë të stiluara thjesht: Baluke të ndara anash dhe kapje e lehtë nga pas.

Nga ana tjetër ish-futbollisti mbante veshur një kostum të zi shumë elegant kombinuar me një këmishë të bardhë dhe papion. Dasma e çiftit u mbajt gjatë kësaj fundjave në Palm Beach, Florida dhe thuhet se shpenzimet i kaluan $103 milionë.