“Fshihet një super sherr”- Rezarta Shkurta publikon foton me bikini dhe zbulon ç’ndodh pas kuintave me Ermal Hoxhën

Rezarta Shkurta ka zbuluar problemin më të madh të vajzave në një postim në Instagram.

Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur tregoi se si vajzat mërziten me partnerët e tyre pasi ata nuk arrijnë ti realizojnë një foto perfekte.

Rezarta publikoi një imazh me bikini dhe tregoi pse asnjëherë nuk qesh kur fotografohet.

Ajo rrëfeu se pas kuintave fshihet një super sherr me bashkëshortin Ermal Hoxhën pasi ai nuk i realizon foton që dëshiron.

“E dini pse unë nuk qesh asnjëherë ne foto? Sepse pas çdo fotoje time, fshihet një super sherr nga pas kuintave!🤪

Fjalia fillon me: Si është e mundur, unë fotografoj te gjithë mua s’me shkrepet një foto e hajrit😭 Dhe ne fund pas një lufte me ne fund me zor me shkrepet një foto, dhe kuptohet qe fytyra ime është kështu😤

Vajzat qe i dashuri, burri i bën foto te bukura pa ankesa janë te përjashtuara te bëjnë koment këtu 🥴🤪”- shkroi Rezarta.

/Panoramaplus.al