Frank de Boer dhe dëshira e çmendur: “Nuk e kam koronavirus, por do doja ta kisha kaluar”

Frank de Boer, trajneri i Atlanta United në MLS, ka zbuluar se ka patur simptomat e koronavirus, edhe pse nuk ka qenë pozitiv ndaj Covid-19. Por ish-tekniku i Inter ka vazhduar më tej, duke e cuar idenë e tij në limite të logjikës. “Duke qenë se ndihmësi im dhe trajneri i portierëve nuk ishin ndjerë mirë, vendosëm të bënim testin dhe rezultova negativ. Por ndoshta do të preferoja të isha pozitiv, kështu tani do isha shëruar dhe imun”.

Fjalë që bëjnë shumë të diskutohet edhe sepsé, për momentin, nuk është provuar ende se ata që janë infektuar nga virusi e pastaj janë shënuar, nuk mund të infektohen përsëri për shkak të imunitetit të krijuar.

Në fjalët e tij për AD, De Boer ka folur edhe për rifillimin e futbollit në Shtetet e Bashkuara: “Këtu jemi në fillim të kampionatit, që do të zgjasë deri në tetor. Pastaj një tjetër muaj playoff. Faktikisht ka më pak presion mbi kalendarin, e mund të organizohen edhe sfida të ndryshme kualifikuese, ndoshta duke përplasur skuadrat e Lindjes mes tyre e të njëjtën gjë për ato të Perëndimit, duke evituar udhëtimet nga njëra anë në tjetrën”.