Francesco Totti del hapur me të dashurën e re: Krah për krah në stadium!

Francesco Totti tashmë ka dalë hapur në publik me të dashurën e re; debutimin e tyre, ish kapiteni i skuadrës së Romës dhe Noemi Bocchi e bënë pikërisht në stadium.

Disa muaj më parë, ata u shfaqën po në një stadium por disa karrige larg njëri-tjetrit. këtë radhë, ishin ngjitur në Montecarlo, në stadiumin Louis II, ku ndoqën ndeshjen Monaco-Clermont.

Çifti i ri u shfaq i koordinuar edhe në mënyrën e të veshurit: të dy ishin me të zeza dhe të njëjtën unazë me ar të bardhë dhe diamante në gishtin e unazës, cka flet akoma edhe më shumë për këtë bashkim të lindur në natën e ndërrimit të viteve 2022 dhe të mbajtur sekret për muaj të tërë deri në zyrtarizimin e ndarjes mes Tottit dhe Ilary Blasit.

Sipas revistës ‘Chi’, ftohja mes dyshes së famshme kishte nisur prej kohësh. Revista pati siguruar që në fillim disa pamje të Tottit me Noemin, me të cilën thuhet se është parë shpesh në restorantet e kryeqytetit italian madje ajo e shoqëroi dhe gjatë udhëtimit të bomberit në Tiranë në Conference League.Thashethemet për krizën e çiftit Totti Blasi kanë ndjekur njëra-tjetrën që në fillim të vitit dhe është përfolur për marrëdhënie të reja nga të dyja palët, edhe pse gjithmonë e mohuar për të mbrojtur familjen.

Bordo