FOTOT/ Saimir Kumbaro rrëfen skenat intime mes Rajmonda Bulkut dhe Fllokos: Timo mori çarçafë nga shtëpia e tij

Ai ka qenë një film që ka hapur shumë diskutime dhe ka thyer tabu.

Filmi “Vdekja e Kalit” ka qenë i pari në kinematografinë shqiptare ku nuk është censuruar një puthje mes dy aktorëve protagonistë.

Lidhur me të është rikthyer të flasë edhe regjisori i shquar Sajmir Kumbaro.

Në një intervistë të gjatë mbi filmin shqiptar dhe Kinostudion “Shqipëria e Re”, një prej regjisorëve më të shquar të saj, Saimir Kumbaro, rrëfehet edhe në lidhje me skenat e xhirimit të filmit “Vdekja e Kalit”, ku protagonistët kryesorë kanë qenë aktorja Raimonda Bulku dhe aktori Timo Flloko.

Saimir Kumbaro tregon skënën e seksit mes Bulkut dhe Fllokos, duke dhënë detaje për mënyrën se si u realizua ajo.

“Për fatin tim, në sheshxhirim erdhi një gazetare e RAI-t. Aktorët, për të treguar që ishin të emancipuar dhe që nuk kishin komplekse të këtij lloji, pranuan që ta realizojnë skenën, por Flloko kishte një kusht: Duhet të përdornim çarçafët e shtëpisë së tij.

Unë nuk e konsiderova fare kusht në fakt, ishte në dobinë e filmit. Siç ju thashë, të ardhurat ishin aq të vogla saqë aktorët nuk mund t’i pengonim për asgjë.

Mua realisht më duheshin çarçafë me ngjyra, por nuk kisha se ku t’i gjeja. Por meqënëse Flloko u ofrua, pranuam dhe e xhiruam skenën”, ka treguar Kumbaro.

“Përfitova nga agonia e sistemit për të bërë një film pa censurë”.

I pyetur nëse aktorët pranuan me lehtësi, ai tha: “Jo vetëm nuk e pranuan me lehtësi, por e refuzuan. As Timo dhe as Monda nuk donin që puthja të realizohej”.