FOTOT: Luana Vjollca “djeg” rrjetin me pozat provokuese nga Miami

Moderatorja Luana Vjollca po shijon disa ditë relaksi, pas përfundimit të emisionit të saj “Zemër Luana”.

Prej disa ditësh, Luana ndodhet në Miami të ShBA-ve dhe këtë gjë na e ka treguar vetë moderatorja përmes postimeve në rrjetet sociale, të cilat kanë qenë të përditshme.

Fotot kanë qenë mjaft provokuese, ku herë shfaqet me bikini dhe herë me veshje, por gjithmonë bien në pah format e saj bombastike.

Gjithashtu, Luana përmes fotove na ka treguar se është takuar me prindërit e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha si dhe me modelen Emina Cunmulaj.