FOTOT: Kush është Jori Delli, modelja shqiptare që “çmendi” italianët

Modelja shqiptare Jori Delli është bërë mbrëmë pjesë e të ashtuquajturës Big Brother Vip. Ndoshta janë të paktë ata që e kanë njohur, por bukuroshja ka krijuar karrierën e saj në Itali.

Para pak kohësh ajo u bë e njohur për median shqiptare pasi “mahniti” dhe “joshi” me bukurinë e saj të famshmin Silvio Berlusconi.

Delli ishte e ftuar në një prej programeve italiane, të cilin siç duket Berlusconi e ndiqte me vëmendje.

Ish kryeministri italian ka telefonuar drejtorin dhe i ka thënë ta lejojë të përshëndesë shqiptaren e ftuar.

“Je shumë e bukur, më ke pushtuar,”– mësohet se ka thënë Berlusconi.

Kush është Jori Delli që tërhoqi vëmendjen?

Bukuroshja shqiptare jeton në Torino dhe është një nga fytyrat e Sportitalia. Ajo ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos.

Jori është një femër shumë e pasionuar pas sportit, fitnesit dhe studion për Inxhinieri në Universitetin Politeknik të Torinos.

Jori është shoqe e Beniadës dhe pak kohë më parë në një intervistë, ajo është shprehur se do t’i pëlqente të hynte në Big Brother dhe të ishte aty brenda Butrint Imeri.