FOTOT: Ka bërë operacione plastike? ”Miss Univers Albania 2023” tregon si qëndron e vërteta

Fituesja e ‘Miss Univers Albania 2023’, Endi Demneri ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku tregoi më shumë rreth jetës së saj.

E pyetur nëse ka bërë operacione plastike, Endi u shpreh që pavarësisht se herë është shëndoshur dhe herë dobësuar ajo nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrën e saj.

Ndër të tjera, missi i hedhi poshtë aludimet e publikut, duke thënë që kështu ajo ka qenë që e vogël.

“Të të tregoj një histori të bukur Alketa. Momentin e parë kur kam mbushur 18- vjeç më ka ardhur një mesazh nga Fadil Berisha dhe më ka thënë të lutem Endi hajde tani të bësh foto me mua, para se të fillojnë të gjitha gocat të bëjnë hundën e vogël dhe buzët e trasha. Unë që e vogël deri tani nuk prekur asnjë gjë tek fytyra ime.

Jam shëndoshur, jam dobësuar, ndoshta dhe tiparet ndryshojnë, rritesh, maturohesh, por jo. Do doja shumë që meqë teknologjia po avancon, të shpiket detektor për fillerat dhe të më fusni mua aty dhe të shihni që jam komplet natyrale” , u shpreh Miss Uivers Albania 2023.