FOTOLAJM/ Në lokalin ku ish-vjehrri vrau dhëndrin, hetuesit mbledhin provat

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi kryeqytetin mesditën e sotme, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë shtetasi Kudret Saliaj dhe u plagos ish-prokurori Adriatik Cama, aktualisht me profesion avokat.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali të njohur në këtë zonë. Policia bën me dije se shtetasi Mexhit Picari, ka ekzekutuar dhëndrin, i cili ishte në proces divorci me vajzën e autorit.

Plumbat kanë plagosur edhe avokatin, i cili nuk ka qenë në tavolinë me viktimën.

Autori i ngjarjes u largua pas krimit me një mjet tip ‘Hyundai’, por u arrestua disa orë më vonë nga policia. Në foto e siguruara nga LSA, nga vendi ku ndodhi krimi, shihen hetuesit të cilët po mbledhin provat nga vendi i ngjarjes.

Zona, e cila është shumë e populluar, u rrethua nga forca të shumta policie dhe vrasja shkaktoi panik tek qytetarët. Kujtojmë që ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Tiranës, pasi çifti kishte të caktuar në orën 12:00 seancën e radhës së procesit të divorcit.