Fotoja e Nicole Scherzinger nxit spekulimet për një shtatzani

Këngëtarja Nicole Scherzinger ka nxitur së fundmi spekulimet për një shtatzani.

Kjo për shkak të disa fotove që Nicole postoi në rrjetin e saj social Instagram.

Teksa pozonte në foto me një fustan elegant, këngëtares i është theksuar barku i rrumbullakosur, çka menjëherë ka ngjallur dyshime.

Ndjekësit kane aluduar për një shtatzëni të mundshme duke e uruar këngëtaren.

Një pjesë tjetër e fansave e mohonin një gjë të tillë, ndërsa theksonin se ajo as nuk duhet se është shtatzënë.

Nicole është në lidhje dashurie me Thom Evans, të cilët më parë kanë treguar planet për t’u bërë prindër.