Foto/ U shpërfytyrua nga ndërhyrjet kirurgjikale, modelja kanadeze realizon fotosesionin e parë pas ngjarjes

Modelja kanadeze, Linda Evangelista ka pozuar për herë të në një fotosesion, që kur mbeti e deformuar nga një efekt anësor i një proçedure kozmetike.

Modelja ka treguar se ndaloi së ngrëni dhe ra në depression pasi disa fryrje u shfaqën në trupin e saj.

Gjatë muajt Shtator, modelja 56-vjeçare ka treguar se ishte e ‘shpërfytyruar’ nga hiperlazia paradoksale dhjamore, një efekt i rrallë anësor i një procedure të quajtur: ” Cool Sculpting’.

Kjo ndërhyrje është përdorur nga ana e modeles për të zvogëluar qelizat dhjamore, por në fakt i ka zmadhuar ato.

“Kjo ndërhyrje, jo vetëm që më ka shkatërruar jetesën por më ka sjellë në një cikël depresioni të thellë, trishtim të thellë dhe në thellësinë më të ulët të urrejtjes për veten, ka thënë modelja.

Linda, ishte një nga modelet më të suksesshmë të viteve 90 së bashku me Kate Moss dhe Naomi Campbell dhe konsiderohet si një nga supermodelete më të suksesshme duke u shfaqur ne 700 kopertina revistash.

Gjatë një intervistë të zhvilluar për prestigjozen “Vogue” ajo ka thënë se ende ndihet e tmerruar kur njerëzit e shohin pasi do të bëjnë krahasimin me trupin që kishte dikur dhe si duket tashmë.

Ajo tha: “Më pëlqente të isha në pasarelë. Tani kam frikë të ndeshem me dikë që njoh. Nuk mund të jetoj më kështu, në fshehtësi dhe turp. Unë thjesht nuk mund të jetoja më në këtë dhimbje. Unë jam ie gatshme të flas më në fund.

Lidhur me kompaninë ajo ëshët shprehur se tashmë ka ngritur një padi për to, dhe ka kërkuar si shpërblim 50 milion dollarë.

Linda Evangelista photographed at a private residence in New York, NY on December 3, 2021.
NO Photographer credit
Hair: Garren/R+Co BLEU
Makeup: James Kaliardos/The Wall Group
Producer: Shake Productions
Stylist: Anne Christensen/Art & Commerce