FOTO- Qytetari blen fileto pule, HABITET me atë ç’ka gjen brenda saj: Nuk e dimë çfarë është. Me çfarë t’i ushqejmë fëmijët?

Një qytetar është habitur nga ajo që ka gjetur brenda filetos së pulës të blerë në një nga dyqanet në kryeqytet. Personi anonim ka ndarë një foto të mishit të hapur, ku brenda tij shihet një gjë e ngjitur. Ai kërkon të dijë se çfarë është sendi i gjetur brenda si dhe kërkon një reagim nga Agjensia kombëtare e ushqimit.

DENONCIMI:

Pershendetje JOQ. Une jam nje nga administratoret e Brrylit dhe sot bleva pak mish per femijet ne nje nga dyqanet e mishit me me emer ne Tirone dhe siç e shikoni kete gjene e ngjitur mbas mishit qe akoma spo e kuptojme si familje se çfare osht. Nga qe ju si faqe lexoheni me shume se ne dhe ju mund te keni plot rob **ra nga ata te AKU qe ju ndjekin, a mund te na thone se çfare mund t’jete ajo gjoja aty? Me ça t’i ushqejme femijet o jqr? A keni femije vet ju te AKU-s? Sepse kjo pergjegjesi me sa di une o JOQ bie mbi agjensine kombetare te ushqimit. Tel lutem publikoje vetem anonim faqen time sepse na sulmojne kta te AKU dhe na futen ne aksion IT e famshem qe kemi ne ne republiken e bananeve.