Foto që Fjoralba Ponari postoi me partnerin e saj u parapri dhe u pasua me debate!

Ka dy lloje njerëzish: ata që pëlqejnë shumë të dalin në foto dhe nuk lënë vend pa shkrepur selfie dhe ata që i urrejnë foto. Po nëse dy njerëz nga këto kategori të ndryshme bëhen bashkë? I tillë është rasti i moderatores Fjoralba Ponari dhe partnerit të saj, Françesko, i cili i urren fotot. Moderatorja ka treguar edhe më herët se atij nuk i pëlqen aspak të ekspozohet në rrjetet sociale. Ditën e sotme ajo ka postuar një selfie, ku shihen të dy krah njëri-tjetrit, duke shkruar:

“Kjo foto u parapri dhe pasua me debate! Ai i urren fotot!”

Për hir të së vërtetës Françesko është një djalë simpatik dhe shkon shumë me Fjoralbën.

Fjoralba bëri publike lidhjen me Françeskon në fund të 2020. Ajo edhe më herët kishte treguar se dikush ia ka vjedhur zemrën por pa treguar se kush ishte fatlumi. Mirëpo, para disa muajsh u dorëzua dhe na prezantoi me Françeskon. Ndonëse atij nuk i pëlqejnë fotot, nuk i ka shpëtuar dot moderatores, e cila ka publikuar hera-herës nga një selfie me të. Ajo ka treguar se ka dëshirë të kenë së bashku një faqe të përbashkët në rrjetet sociale me foto tipike “couple goals”, por duket se ende nuk e ka bindur Françeskon.

/News31