FOTO/ Po pozon pa të brendshme? Marina Vjollca realizon setin e veshur vetëm me një…

Mbrëmjen e djeshme, Marina Vjollca rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve të saj me disa foto që publikoi në llogarinë që ka në Instagram.

Moderatoja simpatike ka pozuar para kamerës e veshur me një pallto të gjatë ngjyrë vjollcë, teksa ka nxjerrë në pah njërën këmbë.

Por, ajo që ndjekësit po pyesin është “A ka veshur gjë Marina poshtë palltos?”

Vjollca ka eksperimentuar disa herë me look-un gjatë shfaqjeve të saj tek “Klanifornia”, duke ardhur herë me flokë të zeza, herë me balluke e herë me flokë të shkurtra.

Edhe pse deri pak javë më parë kishte përdorur vetëm paruke, së fundmi Marina i befasoi të gjithë kur u shfaq me flokët e saj të prera shkurt deri tek supet.

Prandaj, meqënëse në fotot që publikoi mbrëmë flokët i ka të gjatë, atëherë këto foto mund të jenë realizuar disa kohë më parë.