Foto pasionante e Julia Fox dhe Kanye West bëhet virale

Paparacia e njohur Danielle Levitt ka postuar një album nga një festë ku merrnin pjesë yjet e Hollywood-it, në ‘Javën e Modës në Paris’.

Ndër fotot që ra më shumë në sy ishte ajo e Julia Fox dhe Kanye West të cilët po shkëmbenin një puthje goxha pasionante.

Çifti i showbiz-it u shfaq përgjatë fotove, shumë të dashuruar më njeri-tjetrin.

Kanye mbante një palë lente kontakti, duke rezultuar në një efekt dukshëm të frikshëm.

Ndërkohë look-u i Julia-s ishte i çuditshëm, me një fustan të kuq të ngushtë dhe doreza të zeza.

Julia u shoqërua edhe më të ftuarit e tjerë gjatë mbrëmjes, si Richie Shazam dhe Briana Andalore.

Dalja e fundit e Julia me Kanye vjen pasi u përhapën thashethemet se ajo e kishte përdorur për një kohë të shkurtër takimin me rivalin e tij Drake./revistawho.com