FOTO/ Pasi u nda nga Albi Nako, Alba zbulon lidhjen e re të dashurisë për Shën Valentin

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë përfolur prej kohësh se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë që nuk u konfirmua asnjëherë nga palët.

Pikërisht, sot në ditën e Shën Valentinit ka qenë Alba që ka konfirmuar ndarjen dhe mbi të gjitha lidhjen e re.

Ajo ka treguar përmes një postimi në Instastory se zemra e saj i përket dikujt që i fillon emri me K. Prezantuesja e motit ka publikuar surprizën që i ka bërë “K”, në një kuti me trëndafila që formojnë “I love you”.

“Je dashuria e jetës sime. Të dua”, shkruhet në pusullën, të cilën Alba e ka treguar për të gjithë ndjekësit duke zbuluar kështu lidhjen e re të dashurisë./abcnews.al