FOTO/ Miliarderja britanike për sulmuesin e kombëtares shqiptare: Gomar në fushë dhe në shtrat

Florian Kamberi, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë u transferua së fundmi nga klubi skocez i Hibernian tek gjigantët e Glasgow Rangers. Ai është treguar i lumtur për këtë aventurë të re, në daljen e parë si Blues, duke thënë se “ka qenë një ëndërr që të luante për ekipin që drejtohet nga Steven Gerrard”.

Por kalimi i lojtarit, apo ndoshta mënyra e anashkalimit të Hibernian ka tërbuar ish-tifozët e Kamberit e sidomos Jane Park, bukuroshja sexy që duket se ka pasur një flirt me Kamberin.

Florian-Kamberi-2

Park është bërë e famshme për të gjithë para 7 vitesh, kur në moshën 17-vjeçare fitoi 1 milionë paund në lotari. Park njihet si një nga tifozet më të zjarrta të Hibernian e postimi në “Twitter” nuk lë asnjë dyshim mbi sulmin personal që i bëhet lojtarit shqiptar: “Je një gomar i ndyrë në fushë dhe në shtrat. Rrugë të mbarë budalla”.

Florian-Kamberi-3