FOTO/ Mbushen 75 vjet nga dalja e parë me bikini që u quajt “bomba anatomike”

Më 5 korrik 1946 inxhinieri Louis Réard krijoi bikinin. Kostumi i banjës i përbërë nga dy pjesë shkaktoi drithërima në botën e atëhershme të modës. Sa madje as revista ‘Vogue’ nuk donte të botonte në kopertinë fotografi modelessh me bikini.

Prandaj prezantimin e parë të bikinit përpara kamerave e bëri një kërcimtare e një bari striptize, Micheline Bernardini, e cila pozoi para kamerave në një pishinë të Parisit.

Louis Réard e pagëzoi kostumin e ri të plazhit bikini, nisur prej emrit të atolit Bikini në Oqeanin Paqësor, ku SHBA kryen provat e para të bombës atomike.

Reklama e Louis Réard ishte: “Bikini, bomba e parë anatomike!” /DW