FOTO/ Lojtari i Kombëtares më i dashuruar se kurrë, Myrto UZUNI dedikim publik: Je bota ime

Myrto Uzuni është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare. Sulmuesi kuqezi, veç shkëlqimit në fushë, të njëjtën gjë po bën edhe jashtë saj. Prej kohësh, beratasi është në një lidhje me bukuroshen Uarda Hyseni.

Dedikimet e dashurisë nuk kanë munguar dhe së fundmi është Uzuni që i shpreh sërish ndjenjat e tij. “Je bota ime”, shkruan Myrto në postimin e berë nga partnerja e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë që këtë sezon Uzuni po luan te Granada ku edhe po shkëlqen me plot 20 gola të shënuar.