FOTO/ Lindi Islami dhe Venera Lumani arratisen në Tajlandë për pushime, por ju ndodh e papritura

Lindi Islami dhe Venera Lumani janë një nga çiftet më të dashura të shoëbizit shqiptar, me një karrierë të pasur muzikore.

Dyshja janë shumë të afërt me ndjekësit në rrjetet sociale dhe ndajnë shpesh foto dhe video nga përditshmëria.

Së fundmi, ata kanë publikuar disa fotografi ku duket se janë arratisur në Tajlandë për të kaluar disa ditë pushimesh.

Dyshja duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit teksa kanë treguar se po argëtohen pafund, por diçka e papritur ka ndodhur me to.

Ata e kanë filluar ditën me diell dhe energji pozitive, por më pas teksa shëtisnin ka nisur një shi i papritur.

Ka qenë Lindi që ka publikuar disa foto në Instagram, krahas të cilave ka shkruar me humor: “Si nisi dita dhe si shkoi në vazhdim…”.

Ju rikujtojmë se të dy ata sjellin shpesh bashkëpunime të ndryhsme muzikore të cilat pëlqehen shumë nga fansat.