FOTO/ Evakuohen nga Gaza nëna shqiptare me 4 fëmijët e saj

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka bërë me dije se janë evakuuar nga Gaza 5 shqiptarët e parë. Bëhet fjalë për një grua shqiptare me 4 fëmijët e saj. Në një reagim në platformën X, ai bën me dije se aktualisht ata ndodhen në Egjipt, dhe se po kryhen procedurat që kthimin e tyre në Shqipëri.

“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks. Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza” – shktoi ministri në X.

/LAPSI.al