FOTO/ E ulur mbi prehrin e partnerit, Adriana Matoshi merr dedikimin e veçantë për Krishtlindje

Deputetja dhe aktorja, Adriana Matoshi po shijon një periudhë relativisht të mirë. Kjo pasi arriti të përballonte me sukses operacionin në tru.

Ajo po vijon të jetojë lidhjen e dashurisë me futbollistin Keith Groeneveld. Ky i fundit i ka bërë pak më parë edhe një dedikim tepër emocionues.

Futbollisti postoi një fotografi përkrah aktores shqiptare, ku të dy shfaqen shumë elegant, teksa Adriana qendron e ulur në prehrin e tij.

“Gjithçka që dua për Krishtlindje je ti”, ka shkruar Keith krahas fotos.

Kujtojmë që pas nëntë vitesh Adrianës iu rikthyer tumori dhe se iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje, e cila rezultojë e suksesshme./abcnews.al