Foto e Trixës dhe Donaldit që po bën xhiron e rrjetit dhe një urim nga Bora

I keni marrë vesh të rejat më të fundit nga fronti Bora-Donald-Trixa?

Epo ja, orët e fundit po qarkullon me shpejtësi kjo foto e Trixës dhe Donaldit, e cila thuhet se është shkrepur pas daljes së tyre nga “Big Brother VIP”. Dyshja shfaqen në makinë, teksa Donaldi i ka kapur faqen Trixës.

Foto u publikua fillimisht nga Kryefjala e më pas u bë virale në rrjete sociale në një ditë të rëndësishme, pasi Donaldi dje ka festuar ditëlindjen. Në të njëjtën ditë dhe Bora ka bërë një urim tërthorazi për aktorin. “Urime, urime”, ka shkruar ajo në postimin e fundit në Instastory.