FOTO/ Detaji që nuk u vu re, si reagoi Semi kur Donaldi hyri në skenë pas finales

Siç duket edhe në foton e mëposhtme, dallohet qartë se në momentin që aktori Donald Veshaj hyn në studio pasi doli i dyti, Ardit Çuni dhe Semi Jaupaj, as nuk u çuan për ta duartrokitur.

Mesa duket këngëtarja Semi ka vendosur që të mos ketë më asnjë komunikim dhe të mos e mbështesë aktorin, kjo për shkak të shoqes së saj, Bora Zemani.

Gjërat mes tyre ndryshuan kur ky i fundit u lidh me Beatrix Ramosaj, ndërsa Arditi ka qenë gjithmonë në anën e Ilirit, madje e ka thumbuar shpeshherë Donaldin në të gjitha komentet e tij rreth spektaklit.

E mesa duket ka mbajtur nga ana e fituesit, pasi balerini Ilir Shaqiri triumfoi duke marrë me vete 100 mijë euro.