(FOTO) Darkoi me të dashurin në Australi, kamarieri bën publike faturën dhe bakshishin e majmë të Kim Kardashian

Së fundmi, Kim Kardashian ka fluturuar drejt Australisë për të takuar të dashurin e saj, Pete Davidson.

Dyshja kanë darkuar në një restorant italian. Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, mirëpo Kim nuk e ka menduar se në atë restorant kamarieri do të ishte një fans i saj. Pasi i shërbeu darkën, punonjësi i Piccolo Cucina ka ndarë në rrjetet sociale disa foto.

Në foton e parë duket djali i cili krahas fotos shkruan: “Sot mora porosinë e Kim në punë. Faleminderit për bakshishin e majmë”,-duke i bërë tag edhe yllit televiziv.

Më tej kamarieri ka treguar se ka marrë një numër të madh mesazhesh nga fansat e Kim se çfarë ka porositur ylli i “The Kardashians” duke postuar edhe faturën.

Nga sa vihet re në foto, e gjithë darka e çiftit ka kushtuar, 576 dollarë.

Themeluesja e SKIMS, e cila ka 4 fëmijë North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-burrin Kanye West, u fotografua duke zbritur nga avioni i saj privat më 16 korrik në Australi, e veshur me një veshje krejt të zezë. Çifti, i cili filloi të takohej vjeshtën e kaluar, ka qenë fizikisht i ndarë për katër javë.