FOTO/ Çfarë po ndodh? Jonida Maliqi shfaqet me xhaketën e njëjtë si të Romeos

Donald dhe Romeo Veshaj janë vëllezërit më të komentuar të momentit në median rozë.

Tashmë, prej disa javësh, Donaldi është kthyer në kryefjalën e mediave rozë, pasi është bërë pjesë e një trekëndëshi të krijuar mes tij, Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosaj.

Ndërkohë, Romeo po shijon lidhjen e dashurisë me vajzën e ministrit, Niko Peleshi, Aleksia. Por duket që dikush tjetër është rikthyer në vëmendje. Bëhet fjalë për këngëtaren, Jonida Maliqi, e cila dikur ka pasur një lidhje me Romeon.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto ku shfaqet veshur me një xhaketë, të cilën Romeo është shfaqur në një dalje televizive sezonin e kaluar.