FOTO/ Bora Zemani nuk heq dorë nga Donaldi? Detaji i fundit te moderatorja po bën lëmsh rrjetin

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë tashmë një dyshe që vetëm përfliten dhe nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, shkak është bërë një veshje, që moderatorja mbante mbrëmjen e kaluar në “Përputhen Prime”. Ajo kishte veshur një palë pantallona me gurë dhe një xhaketë e cila ishte e mbuluar po ashtu nga gurë me xixa.

Duket se Bora për këtë “look” është frymëzuar nga aktorja, Zendaya, e cila në filmin “Spiderman” ka luajtur rolin e të dashurës së Spiderman.

Deri këtu duket se gjithçka është siç duhet, por po të kthehemi pas në kohë kujtojmë që Donaldi ka treguar herë pas here se ky personazh është i preferuari i tij. Madje, edhe parashuta që hyri në “Big Brother VIP”në ditëlindjen e Borës, ndodhej pikërisht foto e Spiderman me të dashurën e tij.

abcnews.al