FOTO/ Avioni privat i Elvis Presleyt del në ankand!

Aeroplani privat i Elvis Presley ka dalë sërish në ankand pasi u braktis në një shkretëtirë të Neë Mexico-s. Mjeti fluturues Lockheed 1329 Jetstar, i prodhuar në vitin 1962, me nëntë sedilje origjinale prej kadifeje të kuqe, ka qëndruar në një varrezë avionësh në Rosëell, Neë Mexico për më shumë se 35 vite dhe së shpejti mund të fluturojë sërish, nëse blerësi vendos që ta riparojë.

Presley e bleu atë për 840.000 dollarë në vitin 1976, një vit përpara së të ndërronte jetë. Aeroplani u nxor fillimisht në ankand në vitin 2017 për 430 000 dollarë dhe nuk dihet se përse përfundoi sërish në varrezën e aeroplanëve. Gjithsesi, që të mund të fluturojë sërish, aeroplani ndër të tjera do të ketë nevojë për një motor të ri.

Riparimi i pjesëve të avionit mund të jetë i kushtueshëm, por kasetofoni i tij origjinal, kabina e drurit dhe arredimi i viteve 1970 janë ruajtur. Aeroplani i rrallë është vetëm një nga 204 mjetet fluturuese të këtij lloji që janë prodhuar mes viteve 1957 pas një bashkëpunimi privat mes Jetstar dhe Lockheed.

Kujtojmë që shtëpia e fëmijërisë së Elvis Presley-t në Tupelo ka dalë në ankand. Sipas ‘The Post”, kjo është shtëpia e vetme e fëmijërisë së Mbretit të Rock and Roll-it që ka dalë ndonjëherë në treg, dhe pritet të dalë në ankand nga 30 000 deri në 30 000 deri në 50 000 dollarë.

Bordo