Foto/ Aktori shqiptar i infektuar me COVID: Më paralizoi për dy ditë

Julian Gjaçi, aktori i ri nga Mirdita që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 10 ditësh është i infektuar nga koronavirusi.

Nëpërmjet në postimi në rrjetet sociale, ai tregon se si po e përjeton gjendjen e tij për shkak të infektimit nga virusi.

Postimi i Julian Gjaçit:

Pershendetje familar e shok e miq qe sot e disa dit jeni shqetsu per shendetin Tim . Dita 10 I infektuar me Korona Virus

Jo nga kjo korona qe thon e kam kalu n shkurt kur ju pati dal nje nishan ne ball . Por kjo tjetra , ky mikrobi Kinez he kina nanen Krejt kines.

Ky te futet ne trup si njesi speciale , per dy dit me ka paralizu, me ka errsu syt Edhe dy mushkrit mi ka shpall me pneumoni .

Temperatura e lart konstant , dhimbja Krejt trupi koka , kolla , te dridhurat Edhe pse me 10 batanije . 7 dit kam nejt n shpi.

Se di kush tjeter do kish duru ket per 7 dit , diten e 8 jam dorzu me m shit per hekur . I dehidratum dhe me mushkrit n skaner si plak 100 vjec .

Per fat esht programi I Covid 19 nga qeveria amerikane , qendra te ngritura nga ekspertet me te mir dhe ilacet me te mir . Sot esht dita tret , vetem 3 dit mu desh me u cu me u ba njeri e me sha Kinezt me rob.

Po kjo esht histori tjeter Se do jau lej amanet dhe femijeve te mi .Se kam dit Se do ja dal . Po paska qen buk e djath, Hajde kinez Ku ti kesh. /Gazeta Liberale