Flori Mumajesi zbulon të vërtetën e fejesës: “Nuk e prisja që…”

Para pak ditësh, Flori MUmajesi postoi një fotografi në Instagram ku shihej teksa mbante dorën e dikujt që kishte unazë fejese. Mediat rozë shpërthyen me lajmin se artisti i dha fund beqarisë, edhe pse imazhi tregonte dy duar meshkujsh. Tani, doli e vërteta. E gjithë kjo ka qenë pjesë e një reklame të Digitalb, ku pjesë ishte vetë ai bashkë me bashkëpunëtoret e tij, Dj Vicky, Bruno e Klajdi Haruni. “NUK E PRISJA QE THJESHT NJE POSTIM TE KRIJONTE GJITHE KETE KEQKUPTIM! POR, KWSHTU NDODH KUR KE ‘POPCORN’TI PO NUK KA KOMSHIA…*, ka shkruar ai duke postuar edhe një video të shkurtër nga reklama. Pra, vajza, Flori akoma është beqar, të paktën kështu bëri me dije ai përmes postimit të fundit, shkruan Prive.