Fituan Fest 59 me “Karma”, Anxhela Peristeri dhe Olti Curri në Eurovizion!

Juria e edicionit të 59-të “Festivalit të Këngës” shpalli fituese Anxhela Peristerin me “Karma”.
Kënga me test të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Behatit ishte një ndër më të klikuarat në playlistën mbi Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar.

Vendi i dytë iu dha Sardi Strugajt për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vetë Sardit dhe muzikë të Edesa Malçit. Vendi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini me “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut.
Fituesit, Anxhela Peristeri, Olti Curri e Kledi Bahiti do përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin Europian 2021 që do të mbahet në Roterdam.