Fiton çmimin e madh, njihuni me aktoren që bëri historinë në Golden Globes

Awkwafina ka bërë historinë në Golden Globes. Ylli i “The Farewell” është  para aktore me prejardhje aziatike që fiton në një nga kategoritë më të mira të Golden Globes.

Ajo rrëmbeu çmimin e aktores më të mirë në kategorinë komedi muzikore ose komedi.

Awkwafina është një nga 6 gratë aziatike që është nominuar në këtë kategori.

Çmimi i saj ishte e vetmja fitore gjatë mbrëmjes së madhe për filmin “The Farewell”, i cili ishte nominuar gjithashtu për filmin më të mirë të huaj, që shkoi për “Parasite”.

Awkwafina luan rolin e një emigranteje kineze-amerikane që identitetin e saj kulturor ndërsa përpiqet të mbrojë gjyshen e saj (Zhao Shuzhen) nga një diagnozë.

31-vjeçarja i bashkohet një numri të vogël aktorësh aziatikë që kanë fituar çmim në Golden Globe që nga krijimi i tij.

Sandra Oh është aktorja e vetme me prejardhje aziatike që ka fituar dy herë.