Fiori Dardha zbulon programin që do të drejtojë këtë sezon

Moderatorja Fiori Dardha zbuloi disa ditë më parë nëpërmjet një postimi në Instagram se do të rikthehej në Top Media, pas eksperiencave që provoi me emisionet investigative vitet e fundit në televizionet e tjera.

Megjithatë ajo nuk ndau detaje për emisionin e ri, pavarësisht kuriozitetit të ndjekësve, ndërsa kujtojmë se programi i fundit që ajo ka drejtuar në Top ishte “Fiks Fare”.

Gjithsesi ditën e sotme, Fiori ka vendosur që ta ndajë edhe “shtëpinë” e saj të re dhe bën me dije se do të jetë pjesë e Top News, televizionit informativ pjesë e Top Medias.

Moderatores i është besuar “Breaking”, emision tashmë i njohur i këtij televizion, që trajton lajmet e fundit. Tashmë nisur nga pjesëmarrja e Fiorit, programi ka ndryshuar edhe emrin në “Breaking nga Fiori Dardha”.