Filmi i ri i Ben Affleck: Gjejeni pak kush mund të luajë rolin kryesor

Ben Affleck dhe Jennifer Garner pritet të kalojnë nga prindërimi i përbashkët në bashkëpunim si kolegë. Sipas “Hollywood Reporter”, Garner po bën negociata për të luajtur krah Matt Damon në filmin e ish-bashkëshortit të saj, i cili do quhet “Animals”.

Thriller-i i Netflix ndjek jetën e një politikani dhe gruas së tij teksa “ndyejnë duart” në përpjekje për të shpëtuar djalit e tyre nga disa rrëmbyes. Nëse Damon dhe Garner do të pranojnë të luajnë në film, reklamimi për filmin nis menjëherë në mars.

Edhe pse Jennifer dhe Ben kanë qenë protagonistë së bashku në 3 filma, kjo është hera e parë që bashkëpunojnë prej 2005-ës.

Ish-çifti u njohën në vitin 2001 në xhirimet e “Pearl Harbor” dhe më pas luajtën bashkë edhe në “Daredevil” (2003) dhe “Elektra” (2005). Ndërsa tani pritet të realizohet bashkëpunimi i parë i tyre me Affleck si regjisor dhe Garner si protagoniste.

Dy aktorët janë prindër të tre fëmijëve dhe prej ndarjes së tyre në 2015-ën, kanë vazhduar jetën e tyre. Divorci i tyre u finalizua në 2018-ën, por siç është pranuar nga të dy, turbulencat e marrëdhënies janë lënë pas dhe tashmë fokusi është prindërimi i mirë për fëmijët.

Aktualisht, Garner është në një lidhje me John Miller, biznesmen i njohur, ndërsa Ben është martuar me Jennifer Lopez në 2022-shin.

Anabelmagazine